Futboll La Liga Sport

Abidal këmbëngul për të rikthyer pak fantazi te Barcelona, ja prioritetet e katalanasve

Pavarësisht se ka zyrtarizuar blerjen e Arthur për të përforcuar edhe më shumë mesfushën, te Barcelona nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. Drejtori i ri teknik i klubit katalanas, Eric Abidal, po vazhdon punën me trajnerin Ernesto Valverde për të marrë sa më shpejt masat për mbushjen e hapsirës së madhe që ka lënë largimi i Andres Iniestës.

E përditëshmja katalanase “Sport” raporton se emri i parë në lsitën e Abidal është Thiago Alcantara. Mesfushori i Bayern Munchen u duk si i harruar nga ana e katalanasve, por së fundmi është rizgjuar interesi i tyre për të. Numri 10 i Spanjës është përfolur edhe për një kalim të mundshëm në Madrid, ku vlerësohet nga trajneri Lopetegui, edhe pse nuk ka qenë gjithmonë titullar në kombëtare nën drejtimin e tij.

Por Abidal e ka të qartë se skuadrës blaugrana i duhet një lojtar me fantazi dhe jo vetëm muskuj, të cilët janë të garantuar me emra si Busquets, Arthur apo Rakitic. Thiago do të mund të pozicionohej në krah të majtë të treshes së mesfushës për të spostuar Coutinhon në krah të majtë të sulmit, duke formuar kështu “tredhëmbëshin” me Suarez dhe Messin.

Bayern duket se është i hapur të dëgjojë oferta për Thiagon, i cili asnjëherë nuk arriti të bëhej titullar i paiskutueshëm në Mynih që kur u ble nga Pep Guardiola. Ai do të pëlqente më shumë një ritkhim në klubin ku u formua si futbollist dhe kjo duket pika ku Abidal do të kërkojë të kapet për të ulur sa më shumë çmimin që do t’i duhet të paguajë për të. Bayern flitet se kërkon 70 milionë Euro pë spanjollin, një shifër që Abidal do të kërkojë ta ulë sa më tepër.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Sampdoria liron Giampaolon të shkojë te Milani, ja lëvizjet në merkato

Delo.autor

2019 VITI I “DEMIT” LAUTARO/ Nga emergjnca tek Conte, ja ecuria e yllit argjentinas

Delo.autor

“KISHA MERITA TEK GOLI I DYTË”/ Flet talenti Muçi: Pata presion, por Egbo më bëri…

Delo.autor

Leave a Comment