Futboll La Liga Sport

FUTBOLLI PA TIFOZË/ “Rebelohet” trajneri i Celtas: Pse lejohen te garat me dema?!

Trajneri i Celta Vigos, Oscar Garcia, nuk e pranon dot faktin që tifozët lejohen te sporti i garave me dema, e jo në futboll. La Liga rifilloi mbrëmë me ndeshjen derbi Sevilla-Real Betis, normalisht pa praninë e tifozëve.

Strategu 47 vjeçar i Celta Vigos e konsideroi absurd faktin që tifozët nuk lejohen në stadiumet e futbollit, ndërsa në sportet e tjera po: “Nuk më duket normale që tifozët lejohen në garat me dema e jo në futboll.

Nuk e kuptoj, por po e lë me kaq. Ne do të jemi gati, sido që të zhvillohen ndeshjet. Skuadra ime është në formën e duhur fizike dhe nesër kundër Villareal, synojmë vetëm fitoren”, tha Garcia.

Related posts

FITOI NDESHJEN E PARË ME BARCELONËN/ Koeman i prerë: Do ndryshojmë skemë, ndryshe nga…

Delo.autor

THELLOHET SKANDALI/ Eksperti: Luftëtari, ndeshje e DYSHIMTË, e konfirmojnë…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta, Starton pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment