Futboll Premier League

Ylli i Man United vrapoi 8 kilometra…sepse kishte harruar çelësat në makinë

Alexis Sanchez kishte vrapuar një distancë prej 8 kilometrave dikur gjatë kohës së tij në Udinese, sepse i kishte harruar çelësat në makinën e kyçur.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, i cili iu bashkua Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janarit si pjesë e marrëveshjes për shkëmbin që përfshiu Henrikh Mkhitaryanin, kaloi vitet e tij formuese në Itali pasi iu kishte bashkuar Udineses në moshën 17-vjeçare, transmeton Express.

Ndërkohë, gazetari italian Pietro Oleotto e ka zbuluar për revistën “Inside United” ndodhin e Sanchezit.

“Dikur, pas stërvitjes, Alexis shkoi me makinë në Udine për të bërë pazar. Por, ai aksidentalisht i harroi çelësat dhe telefonin brenda makinës pasi e kishte kyçur atë. Nuk jam i sigurt çfarë do të bënin shumica e njerëzve në këtë rast, por ai ia theri vrapit drejt shtëpisë. Ai vrapoi 8 kilometra nga zemra e qytetit deri në shtëpinë e tij në bjeshkë”, ka treguar Oleotto.

Related posts

E FUNDIT/ Para ndeshjes ndaj Katriotit: Skandal në Fushë-Krujë, dhunohen lojtarët e Skënderbeut (FOTO)

Delo.autor

“SHOW” TEK JUVENTUS/ Lojtarët dëfrehen duke kënduar e kërcyer (VIDEO)

Delo.autor

DEBUTIMI/ Vogëlushja që e shoqëroi në ndeshjen e parë: Vura manikyr për RONALDON

Isa.Autor

Leave a Comment