Futboll Sport

ZIDANE RIKTHEHET/Bale drejt largimit? Menaxheri zbulon gjithçka

Zinedine Zidane u rikthye në stolin e Real Madridit, një yll i fushës së blertë mund të largohet që aty. Mediat spanjolle e shohin të paevitueshëm këtë “reaksion” shkak-pasojë, ku Gareth Bale është protagonist. Uellsiani konsiderohet si një nga shkaqet e largimit të francezit verën e vitit të kaluar, ndërkohë që tani i duhet të dalë “para gjyqit”.

Situatat kanë ndryshuar, me Zidane që tashmë ka dorë të lirë për të afruar e larguar kë të dojë. Në fakt, Bale ka kaluar disa muaj të vështirë në kryeqytetin spanjoll dhe shpesh është vërshëllyer nga tifozët e bardhë. 29-vjeçari nuk duket të jetë shumë i afërt me shokët e ekipit dhe portieri Thibaut Courtois e ka kritikuar publikisht kohët e fundit.

Si rezultat i të gjitha këtyre, ish-ylli i Tottenham është lidhur me një lëvizje larg “Bernabeut”. Sidoqoftë, agjenti i tij, Jonathan Barnett, ka mohuar se ka ndonjë të vërtetë në raporte të tilla. Madje, thotë se klienti i tij do të donte ta vijonte pjesën e mbetur të karrierës në këtë klub: “Ai dëshiron ta mbyllë karrierën te Real Madridi. Gareth do të flasë me Zidane, do të marrë mendimin e trajnerit për të dhe pastaj do të shohim çdo të ndodhë në fund të sezonit”.

Mediat spanjolle shkruajnë se uellsiani nuk pati marrëdhënie të mira me Zidane, gjatë qëndrimit të tij të parë si trajner, diçkaje që Bennet nuk i fshihet: “Gareth donte të luante në një mënyrë dhe Zidane në një tjetër. Ky ishte shkaku i raportit mes tyre, që gjatë një periudhe kohore u përkeqësua. Nëse trajneri e lejon Bale të luajë në mënyrën e duhur, ai mund të jetë i barabartë me Cristiano Ronaldon. Ka ende një potencial të madh, është shumë i fortë, me vullnet të madh dhe nuk kujdeset për ato që thonë mediat”.

Related posts

SFIDA NDAJ LETONISË PËR “KATAR 2022″/ Mediat malazeze “shpërthejnë” për gjendjen e fushës: Skandaloze… (FOTO)

Delo.autor

FINALE E ÇMENDUR! Shihni golat në super ndeshjen Spanjë-Francë (VIDEO)

Delo.autor

PAMJE HOT DUKE FJETUR GJUMË/ Wanda Nara “tërbon” ndjekësit në rrjetet sociale dhe ka një kërkesë speciale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment