Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

FTON SANÇEZIN TEK EKIPI I TIJ/ Ronaldo: Nëse dështon tek Interi, dyert tona janë të hapura

Aleksis Sançez ka folur për një Inter të bukur, ndërsa Ronaldo fenomeni thotë se dyert e Valadolid janë të hapura për ish-lojtarin e Mançester Junajtid. Kiliani për momentin është në huazim tek zikaltërit dhe do jetë gati për rifillimin e Seria A pas tre muajve i dëmtuar.

Alexis.Sanchez.Inter_.TEAMtalk

“Unë nuk dua kurrë të humbas, qoftë edhe në stërvitje. Inatosem edhe kur jap një pasim gabim, kështu jam unë. Po luaj në një skuadër mjaft të bukur dhe me një trajner që të mëson praktikisht gjithçka” tha Sançez në programin e ditës së ndeshjes.

Por nëse Aleksis Sançez dështon tek inter atëherë Ronaldo  është gati ta marrë në huazim tek skuadra që ka në pronësi në Spanjë Valadolidi. “Sançez ka qenë i suksesshëm kudo ku ka luajtur. Ai ka shumë kualitet. Nëse ai dështon tek Inter, dyert e Valadolitit janë të hapura për të” tha Ronaldo fenomeni.

Related posts

Milani shfaq interes për Berardin e Sassuolos dhe Ki Sung-Yueng e Swansea

Sadik.Autor

Heynckes, trajneri që refuzoi 2 herë Barçan: Nuk e dini se kush jam unë…!

Q.Autor

Katër lojtarë, dhjetë ditë dhe 225 mln euro! Zbulohet plani për operacionin “Pogba”

Sadik.Autor

Leave a Comment