Lajm i keq për Udinese dhe Juventusin. Mesfushori i talentuar, Rolando Mandragora, këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë në ndeshjen e së martës kundër Torinos dhe tashmë të enjten do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në Villa Stuart ku do të operohet nga mjeku i famshëm Mariani.
Një ulërimë me zë të lartë në Stadiumin “Olimpico” në Torino, pastaj zëvendësimi. Zyrtarët e Juventusit menjëherë e kuptuan seriozitetin e dëmtimit, i cili pas rezonancës manjetike dhe testeve dha verdiktin: ligament.
Mandragora do të kthehet në 2022, pasi në këto raste pritet të paktën gjashtë muaj ndalesë (këtë vit ai kishte shënuar 3 gola në Kupën e Italisë). Ndryshojnë planet e Juventusit, që kishte rënë dakord me Udinese për blerjen e mesfushorit 26 mln euro pasi e shiti 20 mln euro me mundësi riblerje. Po tani?