Futboll La Liga Sport

PLAS TEK BARCELONA/ De Jong kërcënon stafin mjekësor, ja arsyeja

Atmosfera në shtëpinë e Barcelona-s nuk është shumë e mirë.

Goli i Rakitic kundër Athletic Bilbao-s ka kthyer përkohësisht katalanasit në krye të renditjes së La Liga-s, por polemikave me Real Madrid për favoret e supozuara të arbitrave, sherrit të supozuar mes Messi-t dhe Griezmann-it, i shtohet edhe një pakënaqësi e përgjithshme e skuadrës kundrejt stafit mjekësor.

I pakënaquri, këtë herë, është Frenkie de Jong, i cili ka pësuar një dëmtim në shputën e këmbës së djathtë në ndeshjen kundër Sevilla-s.

Holandezi nuk është i kënaqur me mënyrë sesi stafi mjekësor e ka menaxhuar situatën. Sipas The Sun, që  ka cituar Catalunya Radio, De Jong ka kërcënuar stafin katalanas se do të shkojë të kurohet dhe, nëse do të ishte e nevojshme, të operohet në Holandë.

Holandezi ka munguar në pak ndeshje gjatë sezoni dhe, tani, sezoni in tij mund të jetë i mbyllur, të paktën për sa i takon La Liga-s. Dhe faji duket se është pikërisht i mjekëve, shumë të ngadaltë në formulimin e diagnozës për dëmtimin e tij që, ndoshta, nëse do të kurohej në kohë, do ta kishte lejuar të kthehej në fushë për ndeshjet e fundit të La Liga-s.

Rasti i De Jong duket se nuk është i vetmi. Në fakt, siç kanë shkruar mediat angleze dhe spanjolle, ankesat te Barcelona për stafin mjekësor janë në rendin e ditës.

Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele janë shembulli. Në të dy rastet, nga sa mësohet, lojtarët kanë shprehur dyshime për ngadalësinë e treguar nga stafi mjekësor për diagnozën dhe planin e rikuperimit.

Me pak fjalë, vendi i parë i përkohshëm në renditje shërben për t;i dhënë pak oksigjen në një ambient që nuk është aspak i qetë…las

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Prova e madhe e Partizanit, ja si do të rreshtohen sonte të kuqtë ndaj BATE-s

F.autor

MERKATO E VERËS/ S’ka rinovim për dy lojtarë, Vllaznia humbet protagonistët e sezonit të fundit

Delo.autor

TAKIME MIQËSORE/ Argjentina “tregon dhëmbët”, dominon Meksikën në miqësore (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment