Futboll Seria A Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Ibra pranon rinovimin, Milan mban “peng” dhe dy senatorë

Milani ka arritur marrëveshjen që të zgjasë kontratën me Zlatan Ibrahimovic, Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura të paktën deri në fund të sezonit. Drejtuesit e kuqezinjëve kanë arritur të bindin 3 senatorët të qëndrojnë deri në fund të këtij edicioni futbollistik.

Gianluca Di Marzio shkruan se kontratat e tyre që skadojnë më 30 qershor do të shtyhen deri në fund të edicionit aktual futbollistik. Nuk do të jenë vetëm këta 3 lojtarë që do të rinovojnë.

Simon Kjaer, Asmir Begovic dhe Alexis Saelemaekers do të zgjasin huazimet e tyre në “San Siro”. Ata me shumë mundësi nuk do të vazhdojnë me “Djallin”, por momentalisht do të mbyllin sezonin 2019-20 në Milano.

Related posts

S’ka pikë faji Gattuso! Ky lojtar po e nervozon shumë atë

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ FIORENTINËS/ Trajneri Bonera: Ne e dinim se do të kishim vështirësi, por…

Delo.autor

ÇUDIA NË LIGËN E DYTË ANGLEZE/ Porta shtrembërohet, u gjet zgjidhja me një…traktor (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment