Futboll Seria A Sport

HUMBJA E DYFISHTË E “ZIKALTËRVE”/ Conte, deri më tani është dështim. 170 milionë dhe dy objektiva në “kosh”

Distanca nga kryesuesit e Serie A (Juventusi) është tashmë 8 pikë, ndërsa zhgënjimi bëhet më i madh, nëse kihet parasysh humbja e dyfishtë e zikaltërve në përplasjet direkte me kampionët në fuqi. Këto janë numra, që kanë shijen e një konkluzioni paraprak: në ndeshjen e dytë, pas rifillimit të kampionatit, “scudetto” për Interin u kthye menjëherë në një mirazh të zbehtë. E gjitha kjo, pasi humbi edhe kualifikimin për në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve, gjithashtu finalen e Kupës së Italisë. Nuk është ende koha për të bërë bilance, as për të hartuar buxhete, sepse duhet të luhet edhe “Europa League”. Megjithatë, është e natyrshme që te zikaltrit të fillohet një fazë reflektimi. Prognoza sezonale nuk është aspak e mirë.

Interi ka bërë superinvestime, por rrezikon ta mbyllë pa asnjë trofe. Një premisë është e domosdoshme të kujtohet: askush nuk i kishte kërkuar Conte, që ta fitonte kampionatin menjëherë. Sigurisht, pasi investoi 170 milionë euro në merkato dhe mori 11 lojtarë të rinj në “Pinetina”, pritshmëritë e klubit ishin të ndryshme. Conte, në të vërtetë, ishte punësuar për një fund tjetër sezonal, duke i garantuar atij një pagë dyshifrore. Synimi ishte i qartë: të përcillte mentalitetin e tij fitues tek një ekip, që ishte dridhur edhe më parë në momentet vendimtare. Sfida e fundit me Sassuolo ishte një tjetër shembull i “humbjes së ekuilibrit”. Me fjalët e tij, në fund të kësaj ndeshjeje, Conte pranoi se procesi i transformimit të Interit jo vetëm që vazhdon, por është rrugë e gjatë dhe e mundimshme.

Tani mbetet vetëm “Europa League”, pa e hedhur në “kosh”. Barazimi me Sassuolo ishte si një kovë uji i ftohtë për ambiciet e të njëjtit trajner, i cili, në prag të këtij ballafaqimi kishte filluar një seri proklamimesh për titullin. Në këtë pikë të gjërave, i vetmi shans për ta bërë sezonin të suksesshëm është fitimi i “Europa League”. Nuk ka peshën e Ligës së Kampionëve, por mbetet një trofe, që mund ta justifikonte sezonin e zikaltërve. Përveç kësaj, do të shërbente si prestigj për edicionin e ardhshëm të Champions-it.

Related posts

BARCELONA APO PSG? Ndërlikohet situata e Neymar. Pritet…

F.autor

“DIÇKA KA NDODHUR NË MADRID”/ Guardiola: Meqë Hazard nuk po luan…

Delo.autor

Mahrez nuk stërvitet me skuadrën, i zemëruar pse s’u shit te Manchester City

Q.Autor

Leave a Comment