Futboll Ligue 1 Sport

“MËSOVA SHUMË NGA BUFFON”/ Mbappe: E çuditshme lamtumira e tij nga PSG

Gigi Buffon arriti të lërë gjurmë dhe respekt tek ish-shokët e tij të skuadrës, në Paris. Pavarësisht se kaloi vetëm një sezon me PSG, portieri veteran bardhezi ka mbetur në mendimet e Kylian Mbappé. Duke folur për “L’Equipe” mbi marrëdhënien e tij me Lass Diarra, ylli francezi iu referua gjithashtu “gardianit” të Juventusit:

Lass ishte si një vëlla më i madh për mua, të cilit mund t’i besoja. Shpesh më tregonte për karrierën dhe klubet e tij. Kishte mësuar shumë nga gabimet, kështu që më dha këshilla të vlefshme. Ai më ndihmoi në momente të ndërlikuara. E dinte mirë se çfarë do të thotë nivel i lartë në futboll, për çfarë po fliste. Ai luajti në shumë klube, pothuajse kudo. U largua nga shtëpia shumë herët dhe bëri përpara vetëm. Gjithmonë jam i prirur për t’i dëgjuar “pleqtë”. Buffon, gjithashtu, ishte shumë i rëndësishëm për mua. Kam mësuar shumë prej tij”.

Mbappé pastaj vazhdoi të shpjegojë si ndodhi lamtumira e 42-vjeçarit italian, pas një sezoni në kryeqytetin francez: “Kishte një efekt të caktuar largimi i Gigi. Lass më foli për planet e tij, e dija se çfarë donte të bënte. Unë jam akoma në kontakt me Buffon. Nuk e imagjinoja që gjërat mund të shkonin aq mirë për të. Po luan akoma te Juventusi, po paraqitet shkëlqyeshëm dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet”.

Related posts

JUVENTUS “QESHARAK”, AJAX SPEKTAKOLAR/ Çfarë shkruajtën gazetat për supersfidën e Champions

F.autor

E TRISHTË/ “Braktisi” futbollin për t’u bërë aktor i filmave për të rritur, ndërron jetë ish-lojtari i Crystal Palace

F.autor

NUK DO TA BESONI/ Ky futbollist mund të fitojë njëkohësisht Championsin dhe Europa League

Delo.autor

Leave a Comment