Boks Sport Të tjera

KAMPION I BOTËS NË PESHËN E RËNDË/ Fury: Më ofruan 10 milionë dollarë për një duel që vlen 500 milionë

Rikthimi në ring i Mike Tyson afrohet gjithnjë e më shumë. “Majku i Hekurt” ka befasuar fansat e tij në rrjetet sociale me formën fizike dhe shpejtësinë në grushtim. Gjithsesi, të gjithë duan të dinë se ndaj kujt do të duelojë, ndaj Evander Holyfield, rivalit të tij legjendar apo ndaj ndonjë tjetri.

Tyson Fury, kampioni i botës në peshën e rëndë, deklaron se është kontaktuar nga Mike Tyson për të negociuar për një duel mes tyre. Por ai konfirmon se shuma e përmendur nga biseda me Mike Tyson është 50 herë më e lartë se ajo e ofruar nga ESPN për të organizuar duelin.

“Kur bisedova me Mike Tyson flsnim për një shumë 500 milionë dollarësh për një duel mes nesh, por oferta që na erdhi të dyve ishte qesharake. ESPN më ofroi 10 milionë dollarë e po kaq edhe Mike, ndaj të gjithë u tërhoqëm nga kjo sfidë”, tha boksieri britanik, kampion bote në peshën e rëndë.

Gjithsesi, Fury shprehet edhe për dilemat e sfidës: “Do të më pëlqente të dueloja ndaj Mike, të ndanim së bashku ringun. Nëse do të fitonte, njerëzit do të thonin se jam një plehrë, pasi më mundi një 53-vjeçar. Nëse do të fitoja unë, do të më shanin, pasi do të mundja një boksier të vjetër e në pension”.

Related posts

DALIN FAKTE TRONDITËSE/ Zbardhen shkaqet e vdekjes së Astorit, dy mjekë hetohen për…

Isa.Autor

RENDITJA/ “L’Equipe” zbulon 50 lojtarët nën 20 më të mirë

Delo.autor

FRIKË PËR YLLIN E MANCHESTER CITY/ Sulmohet pas një grabitje në shtëpi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment