Futboll Sport

NDESHJE E “ÇMENDUR”/ Muriqi ndihmon Fenerbahcen të marrë tre pikë me gol dhe asist

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk të futbollit. Shtatlarti gjeti sërish golin me ekipin e tij Fenerbahçe. Bomberi shfytëzoi një krosim nga Kaldirim në minutën e 70 dhe shënoi me kokë. Por sulmuesi kosovar regjistroi edhe një asist në minutat e fundit të ndeshjes duke ndihmuar ekipin e tij të dalë me tre pikë nga ky takim.

Fenerbaçe mori një fitore dramatike në shtëpi 3-2 kundër Jeni Malatjaspor. Skuadrës verdheblu po i ikte fitorja nga duart pasi kryesonte deri në minutën e 80 me golin e Muriqit.

Ekipi mik edhe pse luajti prej minutës së 65 me 10 lojtarë arriti të përmbyste rezulatin në fundin e takimit. Por sërish Muriqi doli në skenë duke dhuruar një asist dhe duke evituar humbjen e turpshme të skuadrës së tij.

Ndeshja mori epitetin e çmendur pasi Fenerbaçja shënoi në limite duke arritur të marrë tre pikët dhe duke përmbysur ndeshjen në sekondat e fundit. Tufan realizoi dy gola në fundin e ndeshjes, por një ndihmë të madhe dha edhe Muriqi me një gol dhe një asist.

Related posts

MBOJTËSI I JUVENTUS SAKRIFIKON PËR EKIPIN/ Shtyn operacionin dhe vendos të luajë i dëmtuar

Delo.autor

BOTËRORIT RREZIKOHET T’I MUNGOJNË NJË EKIP YJESH/ Ja lojtarët më të mirë që nuk do të luajnë në Katar

F.autor

“DO JËNË MË TË…”/ Tokio nuk “tërhiqet” nga Lojërat Olimpike

Delo.autor

Leave a Comment