Futboll La Liga Sport

HAP FALS NDAJ CELTA VIGOS/ Barcelona largohet më shumë nga titulli kampion

Barcelona bëri një gabim të pafalshëm në ndeshjen e radhës të kampionatit, duke i dhënë mundësinë Realit të Madridit të shkëputet më tej në krye të klasifikimit.

Katalanasit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 përballë Celta Vigos, e cila në letër duhej të ishte një ndeshje e lehtë për blaugranat.

Barcelona shënoi e para me Suarez në minutën e 20 të takimit. Vendasit, në kërkim të pikëve për të siguruar qëndrimin në La Liga, barazuan me Smolov. Ishte sërish Suarez që çoi Barcelonën në avantazh në të 67-ën.

Dhe atëherë kur mendohej se çdo gjë kishte marrë fund, Iago Aspas barazoi për të tijët me një goditje dënimi duke e futur topin poshtë këmbëve të murit.

Tashmë Real Madrid ka një mundësi të artë për t’u shkëputur në renditje ku në ndeshjen e radhës luan me Espanyol-in e vendit të fundit

Related posts

PUNIMET VAZHDOJNË ME INTENSITET TË LARTË/ Përfundon tribuna qendrore, shikoni si duket stadiumi i Kukësit (VIDEO)

Delo.autor

PROVOKON JOSHUA/ Boksieri Usyk: Le të ndërrojë trajnerë, sërish humbës do të jetë

Delo.autor

ZYRTARE/ Konfirmohet një tjetër trajner në Serinë A, tekniku rinovon për 3 vitet e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment