Futboll La Liga Sport

KALIMI TEK JUVENTUS/ Arthur i vihet kundër drejtuesve të Barcelonës. Ja vendimi që ka marrë së fundmi

Artur Melo dhe Miralem Pjaniç do i nënshtrohen testeve mjekësore sot, por raportohet se braziliani nuk dëshiron të luajë më për Barcelonën pas marrëveshjes më Juventusin. Dy mesfushorët po i kryejnë teestet mjekësore në Torino, me mjekët e Barçës që po ndjekin testet e Pjaniçit. Dy klubet janë me nxitim dhe duan ti plotësojnë dokumentet deri me datë 30 qershor.

artur melo

Artur është vlerësuar 70 milion euro, kurse Pjaniç 60 milion euro dhe Juventusi do duhet ti paguajë 10 milion euro shtesë Barcelonës. Transferimet deri tani janë të vlefshme vetëm për sezonin e ri 2020-2021 dhe dy lojtarët nuk do kenë mundësi të luajnë me skuadrat e reja.

Sipas “Calciomercato.it” Artur është i indinjuar me mënyrën sesi u soll Barcelona me të. Mesfushori brazilian nuk pranon të luajë më për Barcelonën për shkak të mënyrës sesi blaugranasit u sollën më të. Por ky mund të jetë një problem mjaft i madh për Barcelonën pasi po rivalizon me Real Madridin në La liga dhe ngaqë po luhen ndeshje çdo 2-3 ditë trajneri Setien duhet të bëjë rotacione në skuadër.

Related posts

STAROVA “TRADHËTON” VETEN: Koha e Panuçit i gjeti të gjithë rezerva, duhet të rregullojë…

Isa.Autor

DHUNUAN ZYRTARIN E PUTIN/ Gjykata jep DËNIMIN E RËNDË për futbollistët RUS

Isa.Autor

FOTOLAJM/ Sulmuesi i Flamurtarit i bën urim special “bomberit” Çiro Imobile

Q.Autor

Leave a Comment