Futboll Premier League Sport

NDËRHYRJE TË ASHPRA KARTONË TË KUQ DHE GRUSHTE/ Lojtarët në kampionatin anglez nuk përmbahen (VIDEO)

Suonsi është mposhtur ditën e djeshme nga Luton në Championship në Angli, një fitore shumë e rëndësishme për miqtë, të cilët po luftojnë për të shmangur rënien , teksa ndodhen në vendin e parafundit.

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, nuk është rezultati, por një episod i ndodhur gjatë minutës së 82’. Lojtarët e të dyja skuadrave, e harruar për një moment futbollin e luajtur, teksa e kthyen fushën e lojës në një fushë betejë, duke bërë ndërhyrje shumë të ashpra ndaj njëri tjetrit.

Lojtarët nga të dyja ekipet, ndërhynin ashpër ndaj kundërshtarit, aq sa kjo kaloi më pas në një sherr të madh, ku nuk munguan as grushtet. Arbitri u mundua të qetësoje disi situatën, teksa ndëshkoi edhe me karton të kuq lojtarin e Suonsit, Garrik.

Related posts

“MARCA” ZBULON PRAPASKENËN/ Gareth Bale i bëhet “ferr” Real Madrid. Tottenham e kthen mbrapsht, por…

Delo.autor

LUKAKU U TRANSFERUA TEK INTER/ Legjenda e United “feston”: Lojtar joprofesionist, peshon… (FOTO)

Delo.autor

LARGIMI I MESFUSHORIT PARA PËRFUNDIMIT TË KAMPIONATIT/ Skënderbeu sqaron tifozët: Ja e vërteta me lojtarin

Delo.autor

Leave a Comment