Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Ndryshim programi te Kukësi, “verilindorët” marrin vendim për ndeshjet e radhës

Klubi i Kukësit ka vendosur që takimi i parë i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë kundër Teutës dhe të gjitha takimet e tjera si ekip pritës në kampionat t’i zhvillojë në “Elbasan Arena” në orën 20:45.

Klubi verilindor e mori këtë vendim për shkak të motit të nxehtë dhe thatësirës së madhe që po vështirëson zhvillimin e ndeshjeve në kushte të përshtatshme.

Njoftimi i Kukësit

Skuadra jonë luan ndeshjen e radhës në Kupën e Shqipërisë ndaj Teutës për gjysmëfinalet. Takimi me Teutën do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:45 dhe do të jetë pa praninë e tifozëve.

Pas fitores ndaj Bylisit ditën e djeshme, trajneri Shehi u shpreh i kënaqur për 3 pikët e marra në një ndeshje të vështirë por edhe të rëndësishme. Pas ndeshjes ndaj Bylisit për mediat foli edhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi i cili ishte nga më të dalluarit në fushë duke e konsideruar një fitore të rëndësishme.

Duke parë temperaturat e larta që po pushtojnë vendin tonë, klubi ka vendosur që ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit si pritës, te zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena” dhe të gjitha do të luhen në orën 20:45.

104840842_2245853535559981_4351321451739144130_o

Related posts

KUPA E ANGLISË/ Chelsea mposht Sheffield dhe kualifikohet në fazën gjysmëfinale

Delo.autor

SPECIALE/ Privatizimi i Futbollit Shqiptar/ “Kura” e vetme drejt zhvillimit të sportit në vendin tonë

Sadik.Autor

NUK I KURSEN KRITIKAT PËR ISH-EKIPIN/ Pepe: Kur shkova te Reali, ishte një varrezë…

Delo.autor

Leave a Comment