Futboll Ligue 1 Sport

PSG LËSHON “TENTAKULAT” NË GJERMANI/ Sheiku arrin akordin me mbrojtësin e Dortmund…

PSG nuk ndalet në merkato, tani është shumë afër transferimit të mbrojtësit të Dortmundit.

Sipas asaj që shkruan “L’Eqipue”, PSG ka arritur marrëveshjen me Dortmundin, për transferimin e Abdu Dialo në “Parc de Princ”. 23-vjeçari do t’i kushtojë arkave të parizienëve plot 32 milionë euro, dhe do të bëhet transferimi më i shtrenjtë deri tani në këtë merkato, për francezët. Aventura e mbrojtësit tek verdhezinjtë zgjati vetëm një vit, pasi u transferua nga Mainzi për 28 milionë euro.

Pas ardhjes së Humels, në formacion nuk kishte vend për francezin, dhe ai vendosi të vazhdojë një aventurë të re. Pas sy sezonesh në Gjermani, Dialo do të rikthehet në Francë aty ku më parë ka luajtur për Monakon.

Related posts

BALARDINI NJË HAP LARG ZYRTARIZIMIT/ Klubi Serisë A gati të shkarkojë trajnerin. Tekniku thërritet për rikthimin e madh

Delo.autor

NIS REVOLUCIONIN/ Pirlo me dorë të hekurt, largon yllin e Juventus…

Delo.autor

TIRANA-BYLIS/ Muçi kalon në avantazh “bardheblutë”, ballshiotët kërkojnë 11-metërsh. Ndizet sfida (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment