Futboll Shqipëri Sport

“CEREMONI LAMTUMIRE GJATË PIRJES SË UJIT/ Kapiteni i klubit të Kategorisë së Parë lë futbollin për… SHBA-në

Në minutën e 70-të të ndeshjes së djeshme në “Loni Papuçiu” ka pasur një episod të veçantë. Loja është ndërprerë që lojtarët të freskoheshin dhe nga ana e klubit fierak është organizuar një ceremoni e thjeshtë për kapitenin Taulant Hysenshahaj, i cili ka luajtur ndeshjen e fundit me Apoloninë, për shkak se më 3 korrik do të largohet drejt SHBA-së familjarisht.

Nga ana e klubit bardhejeshil, Hysenshahajt i është dhuruar një buqetë me lule dhe ai është larguar përmes duartrokitjeve të të gjithëve. Për Apoloninë, Hysenshahaj është aktivizuar 10196 minuta në 130 ndeshje përgjatë 7 sezoneve. Kohët e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, duke qenë një nga titullarët me më shumë përvojë të skuadrës fierake.

Related posts

SFIDAT E TETORIT/ Konfirmohet futbollisti i AEK-ut, në tetor me Kombëtaren shqiptare. Ja emri…

Delo.autor

SHKATËRROHET PORTA/ SERBI Kolarov i shënon SUPERGOL STRAKOSHËS (VIDEO)

Isa.Autor

CIKALLESHI ME COVID, SULMI ME DYSHEN BROJA-MANAJ/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë

Delo.autor

Leave a Comment