Futboll Premier League Sport

DUAN 28-VJEÇARIN/ Mourinho dhe dy klube angleze “trokasin” tek Real Madrid

E ardhmja e Lucas Vázquez mund të jetë larg Real Madridit në sezonin e ardhshëm. Ditët e fundit është konfirmuar interesi i disa klubeve për lojtarin e bardhë. I fundit është Tottenham i José Mourinho. “The Sun” siguron se “Spurs” kanë bërë tashmë një ofertë, rreth 16 milionë euro. Një shifër e ulët, pasi klubi nga “Santiago Bernabéu” e vlerësojnë atë rreth 24 milionë euro.

Lucas Vázquez nuk ka pasur rol kryesor, që do ta dëshironte në Madrid, sepse Zidane i ka dhënë pak hapësirë. Kësisoji, ai mund të kërkojë një ndryshim për karrierën. Këtë sezon, futbollisti në fjalë ka luajtur vetëm në 14 ndeshje të La Liga-s nga 32 të tilla, kryesisht për shkak të dëmtimeve që ka pësuar. Lucas Vázquez, para disa ditësh shprehu dëshirën për të vazhduar dhe “pensionuar” në klubin e bardhë, por la një derë hapur: “Në futboll, kurrë nuk e dini çfarë mund të ndodhë”.

Në fakt, jo vetëm Tottenham e ka atë në listën e dëshirave të merkatos, por edhe Arsenali me Chelsea. Lucas ka deklaruar në të kaluarën se “do të dëshironte të luante në Premier League”. Kjo ëndërr mund t’i realizohet së shpejti…

Related posts

TRANSFERTA E BUJSHME NË MERKATO/ Juventus arrin marrëveshjen me super talentin…

Delo.autor

Van Persie tregon se cili është stadiumi më i vështirë për të luajtur futboll…

Sadik.Autor

SITUATA/ Kupa e Afrikës tremb gjigantët e Europës

Delo.autor

Leave a Comment