Bundesliga Futboll Sport

Ish-ylli i Bayern thur elozhe për Heynckes, tregon sa do të vuaj ekipi pa të

Trajneri i Bayern Munchen-it, Jupp Heynckes, do të lërë përfundimisht ekipin gjerman në fund të sezonit. Ai nuk do të jetë më pjesë e klubit bavarez për sezonin e ardhshëm. Largimi i tij nuk ka gëzuar askënd nga kampi gjerman, pasi “babaxhani” ka mbështetjen e tifozëve, lojtarëve dhe drejtuesit të klubit. Drejtuesit e skuadrës janë munduar ta bindin për të qëndruar dhe vitin tjetër, por diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi “gjenerali” e kanë ndarë mendjen dhe nuk do të ndryshojë vendimin e tij.

Pas shumë legjendave që janë prononcuar për largimin e tij dhe problemet që do të ketë Bayerni, i erdhi radha dhe ish-lojtarit të tij, Luiz Gustavo. Braziliani luan te skuadra e Olympique de Marseille. 30-vjeçari nuk ka kursyer elozhet për ish-trajnerin e tij dhe mendon se skuadra gjermane do të vuajë jo pak. Ai e cilëson trajnerin Heynckes si një fitues të lindur dhe që është shumë i mirë me komunikimin me skuadrën dhe lojtarët. “Jup është një njeri shumë, shumë pozitiv. Ai gjithmonë mundohet t’u japë lojtarëve besim. Ai do t’i mungojë Bayern-it, sepse ai di t’u tregojë lojtarëve se si fitohen titujt”, – u shpreh Luiz Gustavo.

Gustavo dhe Heynckes kanë punuar me njëri tjetrin deri në vitin 2013, pasi më pas braziliani la ekipin e gjigantëve gjermanë për te kaluar te Wolfsbourg. Largimi i tij te skuadra tjetër gjermane erdhi pas 3 sezonesh të kaluara te skuadra e Bayern Munchen. Katër vite te ekipi i Wolfsbourg-ut dhe aventurë jashtë Gjermanisë për të mbërritur në Francë. 30-vjeçari ka shumë përvojë në kampionatin gjerman, pasi ai ka veshur dhe fanellën e Hoffenheim-it për 4 sezone. Lojtari ka punuar me shumë trajnerë dhe me shumë futbollistë, por e vlerëson pa fund teknikun Jupp Heynckes. “Babaxhani” ka fituar respektin e të gjithëve në Gjermani, por jo vetëm.

Related posts

Calderon i bindur/ Ronaldo do të shënojë 50 gola me Juventusin

Isa.Autor

Blerja e verës po përshtatet tek Interi, ja kush e ka befasuar nga shokët e ekipit

Q.Autor

Juve nuk ndalet barazon gjithçka në “San Siro”

Sadik.Autor

Leave a Comment