Futboll Seria A Sport

RICOLI BËHET “ALEAT” ME LAZION/ Inzaghi: Të kualifikohemi njëherë në Champions dhe pastaj të…

“Nëse shohim dinamikën e aksionit, 99 për qind e arbitrave do ta kishin dhënë penallti kontaktin e Kaisedos dhe Dragovskit. Sigurisht që nga ana e sulmuesit të Lacios ishte një gjest ligësie, aspak i bukur, por unë mendoj se duke e parë nga fusha, shumë do ta vërshëllenin. Pastaj, jam gjithashtu dakord me kërkesën e presidentit të Fiorentinës, Roko Komiso, që të jenë pankinat që ta thërrasin VAR-in, kur ato duan, por me disa kushte. Fundja, ne zbatojmë vetëm protokollin që na kërkohet”.Ricoli

Me këto fjalë, Nikola Ricoli, dizenjatori i arbitrave italianë, justifikon 11-metërshin e turpshëm që Lacio mori në favor ndaj Fiorentinës dhe barazoi rezultatin, përpara se ta përmbyste.

Ndërkohë, trajneri i të kaltërve, Simone Inzagi, nuk ka dashur që të hyjë në këtë diskutim, por përpara ndeshjes së sotme me Torinon fluturon ulët: “Titulli? Për Lacion, qoftë kualifikimi në Ligën e Kampioneve vlen sa një titull.lacio

Prandaj, fillimisht të blindojmë matematikisht këtë objektiv, pastaj të presim se çfarë do të na ofrojë fundi i sezonit dhe fusha e lojës”, u shpreh Inzagi.

Related posts

PËRZULLIMI ME DY VITE NGA CHAMPIONS/ Tifozi i Manchester City: “Më puthni b*thën, ju shk**dhatat e UEFA-S!”

Delo.autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Rodri, De Bruyne ndëshkon Leeds (VIDEO)

Delo.autor

Rossi: Vendi i tretë maksimumi, kam nevojë për ndihmën e motorit

Sadik.Autor

Leave a Comment