Futboll Kategoria Superiore Sport

A I LEJON ZOTI KËTO SKENA DHE A E LA TIRANA NDESHJEN? Ja si përgjigjet Emanuel Egbo

Tirana pësoi një humbje të turpshme sot ndaj Bylisit, duke ngjallur shumë dyshime. Trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo, foli pas kësaj sfide duke u shprehur:

NDESHJA – Siç e patë dhe ju është ndeshje ndeshja e parë. Me golin që bëmë jemi në avantazh për t’u kualifikuar. Po të ishte 3-1 do qe ndryshe. Me 2-1 do qe ndryshe. 1 gol jashtë fushe bëhen si 2 gola.

I LEJON ZOTI KËTO NDESHJET? Vapa bëri pjesën e saj. Ne që jemi këtu e dimë sa vapë është. Ka ndikuar shumë fizikisht. Prandaj bëmë shumë ndryshime. Futëm edhe disa lojtarë që nuk kanë luajtur për shumë. Një lojtar që nuk është mësuar në kështu temperaturash mund ta ketë të vështirë.

A E LA TIRANA NDESHJEN? Nuk besoj se e kemi lënë ndeshjen. Nuk kishim pse e linim. Para ndeshjes iu thashë çunave që të shënonim 1 gol se vlen shumë. Po të fitojmë 1-0 në Tiranë kualifikohemi. Unë për vete e kam ndërgjgjegjien e sakte. Unë shikoj punën time, nuk shikoj çfarë bëjnë të tjerët.

SI MUNDET QË NJË SKUADËR TË SHPËRFYTYROHET NË 45 MINUTA? Në ndeshjen e parë me Besëlidhjen thatë pse nuk bërët rotacion, tani thoni pse bëni. Përgjigja është se kishte shumë ndryshime në formacion plus edhe vapa. Nuk jam fizikant ose doktor që të futem në trupin e lojtarëve. Menduam për ndeshjet e tjera në kampionat. Kemi luajtur një pjesë loje sot dhe do mendojmë për ndeshjen e kthimit. Është diçka krejt normale. Do luftojmë të kualifikohemi në pjesën e dytë.

Related posts

PSG VAZHDON FUQISHËM NË MERKATO/ Sheiku pranë akordit me objektivin e Juventus…

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E PIRLOS/ Mesfushori “bardhezi” drejt zgjidhjes së kontratës me konsensus

Delo.autor

Abazaj nuk jep siguri si titullar/ Klubi belg merr vendimin e rëndësishëm për SHQIPTARIN

Isa.Autor

Leave a Comment