Bundesliga Futboll Sport

PESË HERË NË VENDIN E DYTË/ Talenti Haaland gjen “formulën” për kurorëzimin e Borussia kampione

Borusia e Dortmundit është renditur pesë herë në tetë vitet e fundit në vendin e dytë. Por, tani gjërat duhet të ndryshojnë, të paktën kështu mendon sulmuesi norvegjez, Erling Haland. I ardhur për 20 milionë euro në merkaton e janarit nga Salcburgu, ai tregoi “recetën” për titullin aq shumë të kërkuar në Dortmund.

“Duhet të futemi në çdo ndeshje me dëshirën e madhe për të fituar, sikur të gjitha të ishin finale”, tha norvegjezi. E sigurt është: ajo çfarë u mungoi verdhezinjve në fund të sezonit ishte pikërisht dëshira. Pas humbjes në ndeshjen direkte me Bajernin, skuadra bëri disa paraqitje të shëmtuara si ajo në takimin e fundit ndaj Hofenhaimit ku u mund me rezultatin 4-0 në shtëpi: “Na mungoi mentaliteti fitues, pa atë gjithçka bëhet shumë e vështirë. Kjo është ajo që Bajerni ka më shumë se skuadrat e tjera. Gjatë sezonit këto mund të duken gjëra të vogla, por në fund janë ato që bëjnë diferencën. Nëse duam të ngjitemi në majë, duhet të punojmë më shumë dhe të besojmë te forca e gjithsecilit në skuadër”.

Për Halandin objektivi për sezonin e ardhshëm është i qartë, titulli.

“E thashë edhe pas ndeshjes me Lajpcigun se nuk jam i kënaqur me vendin e dytë. Borusia është një klub i madh, me potencial për të shkuar larg, të fitojë tituj. Unë do të jap maksimumin tim për skuadrën që në fund titulli të rikthehet në Dortmund. Tifozët tanë e meritojnë plotësisht një trofe të tillë”, përfundoi 19-vjeçar.

Related posts

U NDA NGA JETA DJALI I LEGJENDËS BRAZILIANE/ Kaka shkon t’i japë mbështetje Cafus dhe familjes së tij

Delo.autor

PËRBALLJET EUROPA LEAGUE/ Sarri kërkon fitoren për në finale, Emery ka shansin të futet në Champions

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Sytë në Shkodër e Orikum, ja nëntë përballje interesante

Isa.Autor

Leave a Comment