Futboll La Liga Sport

11 VJET MË PARË/ Kur Barcelona turpëronte Realin brenda në shtëpi me rezultatin 6-2 (VIDEO)

11 vjet më parë, Real Madridi pësoi një nga humbjet më të dhimbshme në histori të klubit, madje brenda në shtëpi me rezultatin 6-2 nga Barcelona.

Rrallë shohim 8 gola brenda një ndeshje, aq më tepër kur përballen dy skuadra të të njëjtit nivel dhe të forta. Më 2 maj 2009, Reali dhe Barcelona ofruan një spektakël të madh para mijëra spektatorëve, të cilët ishin të pranishëm në “Bernabeu” atë natë. Sidoqoftë, një skuadër doli fitimtar dhe ajo ishte Barça.

Real ishte i pari që shënoi me një goditje me kokë, nga Higuain në minutën e 14-të. Avantazh ky që nuk zgjati shumë pasi katër minuta më vonë, Tierri Henri barazoi shifrat. Nga aty filloi festa për katalanasit. Pujol dhe Mesi gjetën rrugën e rrjetës rivale, duke e çuar rezultatin në 3-1 për ekipin e tyre. Madrilenët u përpoqën të reagojnë dhe në minutën e 56-të Ramos me një gol me kokë ngushtoi shifrat.fc-barcelona-217077

Megjithatë Barcelona nuk u ndal këtu dhe shënoi 3 herë të tjera, me Henri Mesin dhe Pike. Një triumf i katalanasve në një “El Clasico” madje edhe në transfertë, në një ndeshje që është gdhendur në kujtimet e tifozëve të Barcelonës dhe një lojë që tifozët e Realit duan të harrojnë.

Related posts

“NA LA PA MEND”/ Modelja SEKSI “TËRBON” fansat në Instagram (FOTO)

Isa.Autor

Me çdo kusht në Botëror, si anglezët do t’i shpëtojnë çmimeve të kripura në Rusi

Sadik.Autor

Chelsea – Liverpool, formacionet e derbit të Premier Ligës

Sadik.Autor

Leave a Comment