Futboll Kategoria Superiore Sport

DOLI I PËRLOTUR NGA FUSHA/ Ja sa kohë do të mungojë Shkurtaj

Vasil Shkurtaj ka qenë shumë i pafat gjatë ndeshjes së djeshme, teksa pas vetëm dy minutash në fushë u detyrua të largohej prej një dëmtimi që pësoi.
bandicam 2020-07-02 20-51-56-790
“Panorama Sport” mëson se sulmuesi që ka shënuar 20 gola në kampionat deri më tani, ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë, e cila sipas të gjitha gjasave do ta lërë jashtë fushës për 3 javë, duke humbur kështu ndeshjen me Tiranën dhe jo vetëm.
bandicam 2020-07-02 20-52-26-653
Sulmuesi doli i përlotur nga fusha, duke përplasur edhe dorën te pankina. Abazaj i qëndron pranë, ndërsa menjëherë stafi mjekësor mori masa. Dje ka qenë si mallkim për sulmuesit e Kukësit, pasi edhe Gordon Kuper doli i dëmtuar nga fusha. Megjithatë, në krahasim me Shkurtajn, ganezi ka një dëmtim të lehtë.

Related posts

Torino heq dorë nga Okaka, ‘Granatat’ kërkojnë me ngulm Borinin e Milanit

Q.Autor

RIKTHIMI I CR7 NË “OLD TRAFFORD”/ Karantina shtyn debutimin e Ronaldos me “Djajtë e Kuq”, pritet titullar në…

Delo.autor

TREGOI BESNIKËRI/ Griezman merr nderimin e veçantë nga Atletico Madrid (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment