Futboll Kategoria Superiore Sport

KONSIDEROHET PËRFORCIMI I PARË/ I gatshëm të vazhdojë për dy vite me Partizanin, sulmuesi brazilian bind stafin teknik

Lukas Kardozo mund të konsiderohet si përforcimi i parë i Partizanit për sezonin e ri. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian, të cilin në sezonin e fundit të kuqtë e huazuan fillimisht te Drita e Gjilanit dhe më pas te Besa e Kavajës. Me këtë huazim, që erdhi përKONWS shkak se doli jashtë planeve të ish-trajnerit Franko Lerda, ishte menduar se sulmuesi i ka “larë duart” me të kuqtë.kardozo

Por duke qenë se Partizani kishte të drejtën e rinovimit të kontratës me Lukas Kardozon, u mendua që lojtari pas kthimit nga Besa t’i bashkohej ekipit në stërvitje, ku stafi teknik do të kishte mundësi që të krijonte një mendim të qartë për 26-vjeçarin. Braziliani iu bashkua Partizanit në janarin e 2018-ës, por për shkak të një dëmtimi që pësoi në prill të këtij viti u desh që të operohej dhe rikuperimi i plotë erdhi me vonesë.

kardozo

Por, kjo i përket të shkuarës, pasi tani Lukas ka kapur formën e tij më të mirë dhe kjo ka bërë që stafi teknik dhe drejtuesi i Partizanit të ndryshojë mendim duke mos e lënë të lirë. Nga burime pranë të kuqve, “Panorama Sport” ka mësuar se Lukas Kardozo e ka kaluar me sukses testin, ku trajneri Sormani është bindur nga cilësitë dhe gjendja e lojtarit dhe kështu ka dhënë dakordësinë që braziliani të jetë pjesë e Partizanit të sezonit të ri. Stafi teknik dhe ai drejtues pëlqimin ia kanë shprehur edhe vetë lojtarit, i cili ka qenë dakord për të mos ndryshuar ambient dhe të kontribuojë për “demat e kuq”.
Kardozo
Gjasat janë që bashkëpunimi mes Partizanit dhe sulmuesit brazilian do të vijojë për dy vitet në vijim. Me arritjen e formës optimale 26-vjeçari pritet të japë një kontribut të vyer në krahët e manovrës sulmuese duke bërë që të mbushet edhe “gropa” që la largimi i Jasir Asanit, apo ndonjë lojtari tjetër që ka luajtur në këto role në dy sezonet e fundit. Me përjashtim të Franko Lerdës, i cili e aneksoi dukshëm në verën e shkuar, Lukas Kardozo është vlerësuar nga të gjithë trajnerët e tjerë të Partizanit, ndonëse kondicioni fizik është bërë pengesë që sulmuesi të tregojë vlerat e tij reale.

Related posts

EFEKTI RONALDO/ Për herë të parë, ATLETICO parakalon REALIN si klub më I SHTRENJTË

Isa.Autor

SOT SFIDA ANGLI-SHQIPËRI/ Reja fikson formacionin, Cikalleshi-Uzuni në sulm. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Delo.autor

Gola nga “topa të vdekur”, ja si Leo Messi e zotëroi “artin” e goditjeve të lira…

Q.Autor

Leave a Comment