Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBI PENALLTINË NDAJ TIRANËS/ Bylisi me “dorë të hekurt” për Goxhajn. Ja vendimi për futbollistin

Jurgen Goxhaj është pezulluar nga Bylisi dhe kjo ka të bëjë e gjitha me ndeshjen ndaj Tiranës në Kupë, ku futbollisti në fjalë gjuajti një penallti në fund të ndeshjes, e cila u prit nga portieri bardheblu.

Pikërisht kjo nuk u prit aspak mirë nga trajneri Dovedan, i cili kishte kërkuar që penalltinë ta gjuante Ujka, por kjo nuk u respektua dhe më e keqja u humb nga Goxhaj, diçka që Bylisit mund t’i kushtojë shumë për ndeshjen e radhës.

Ditën e sotme klubi ballshiot ka njoftuar se Goxhaj është pezulluar nga klubi dhe nuk do të jetë për ndeshjen me Partizanin ditën e sotme. Kjo është njoftuar nga Bylisi në një reagim të bërë për lojtarët që ishin shfaqur me birra para ndeshjes me Partizanin, duke thënë se fotoja është bërë disa ditë më parë.

reagimi

Related posts

POGBA I DËRGON SINJALE JUVENTUSIT/ Ja çfarë ka postuar ylli francez në Instagram… (FOTO)

Delo.autor

Marcelo: Neymar 400 milionë? Unë kam kushtuar gjashtë milionë…

Q.Autor

Botërori 2018/ Nga tifoz te kombëtarja. Historia e pabesueshme e anglezit

Sadik.Autor

Leave a Comment