Futboll La Liga Sport

“TË GJITHË E DUAN MBAPPE NË MADRID”/ Presidenti Perez: Ju tregoj pse iku Zidane nga Reali

Fiorentino Perez futet në “Bernabeun” e rino vuar dhe komenton dhjetë emrat më “të nxehtë” në botën e futbollit këtë periudhë merkatoje, kur vjen puna për Realin e Madridit. Numri një i madrilenëve flet “pa doreza” edhe për Zidanin, Ramosin apo edhe Kilian Mbapenë:

SERXHO RAMOS

“Lamtumira e Ramosit ishte një periudhë e vështirë për mua. E dua si djalin tim. Nuk isha me të në konferencën për shtyp të lamtumirës, sepse kurrë nuk kam qenë në një konferencë me ndonjë lojtar. Unë e adhuroj Serxhon dhe nuk do të flas për grindje. Ai ka qenë një legjendë në Madrid. Ne i ofruam atij një kontratë, i dhamë një afat dhe ai nuk e pranoi atë. Ai mendoi gjëra të tjera dhe jeta vazhdon. Është e sigurt që Serxho do të bëjë mirë dhe kjo është shtëpia e tij. Do të jem shumë i kënaqur nëse Ramos shkon te një klub që i ofron atë që nuk ia dhamë dot ne”.

ZINEDIN ZIDAN

“Duke e njohur Zidanin, nuk u habita nga largimi i tij. Ky ka qenë një vit shumë i vështirë. Kam kaluar tërë pasditen duke e bindur që të mos largohet. Betohem për nipërit e mbesat e mi se nuk e kam lexuar letrën e Zidanit. Ai shkroi, por nuk ishte Zidan, pasi unë e njoh shumë mirë. Zidan u largua sepse ishte i lodhur, por jo nga unë, nga media, nga shtypi…”.

IKER KASIJAS

“Kasijas nuk u largua siç duhet. E thirra atë në mbrëmje dhe i propozova që të bënim një akt lamtumire. Ndodhi që për shkak të nervave, një ditë më parë ai nuk kishte qenë shumë i suksesshëm. Të gjithë e kujtojnë atë si ka qenë: I madh. Një legjendë. Ishte një gjë fëminore dhe ai e kuptoi se njerëzit këtu duhet të thonë lamtumirë në mënyrën e duhur”.

KILIË MBAPE

“Të gjithë në Madrid duan që lojtarët më të mirë të vijnë në skuadër. Por, ndoshta, lojtarët më të mirë vijnë në moshën 18 vjeç. Unë e di se çfarë duan te Reali i Madridit. Gjithashtu, anëtarët e bordit apo tifozët e dinë se cila është politika ime me përzierjen e më të mirëve të shoqëruar nga të rinjtë. Unë nuk dua të flas për një lojtar që nuk është yni. Negociatat dhe transferimet bëhen pas Europianit. Njerëzit kanë besim tek unë dhe Mbape është një lojtar i shkëlqyer”.

MARSELO

“Marselo ka një vit të mbetur në kontratën e tij. Ai do të jetë kapiteni sepse ka qenë këtu për shumë vite dhe është shumë e vështirë të gjesh një mbrojtës të majtë si Marselo. Së bashku me Roberto Karlosin janë mbrojtësit anësorë më të mirë që kemi pasur”.

KARLO ANÇELOTI

“Ne jemi të kënaqur me Ançelotin, me Pintusin dhe me këtë fazë të re. Menduam se ishte zgjedhja më e mirë dhe ashtu është! Unë nuk kam folur as me Poçetinon dhe as me Alegrin. As me Konten”.

HAVIER TEBAS

“Futbolli është shkatërruar dhe po vdes. Kush nuk dëshiron ta shohë, është i verbër. Reali i Madridit ka vuajtur shumë gjatë këtyre dy viteve shumë të vështira. Këtë vit duhet të arkëtonim 900 milionë euro dhe kemi arritur deri në 600. Bujaria e lojtarëve na mundësoi që t’i përfundojmë këta dy vjet në një situatë të arsyeshme. Klubet kanë humbur tetë miliardë euro. Reali i Madridit nuk është shkatërruar, vetëm sepse ka bërë shumë mirë, kështu që Tebas duhet të më komplimentojë”.

Related posts

LARGIMET TEK MILANI/ Sulmuesi kroat, i sakrifikuari i parë për klubin italian

Isa.Autor

KANË NDRYSHUAR GJYSMËN E EKIPIT/ Ja si pritet të rreshtohet Tirana në sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

‘Ylli’ i PSG-së e konfirmon largimin: Ndeshja ime e fundit…

Q.Autor

Leave a Comment