Futboll Kategoria Superiore Sport

GJYQTARI I JAVËS/ Ja cili arbitër dalloi në ndalesën e 32 të kampionatit

Mund të ishte Kreshnik Bajramaj arbitri më i mirë i javës, pasi gjykoi kryendeshjen Tirana-Kukësi 1-2, por ajo penallti e padhënë për bardheblutë në pjesën e parë, ia zbeh disi performancën pozitive që bëri kryesori nga Kolegjiumi i Tiranës.

Duke pasur parasysh rastet në total, më i sakti në pesë ndeshjet e luajtura këtë javë ka qenë Ardian Beqiri, i cili gjykoi Laçi-Flamurtari 2-1.

Në këtë takim pati disa raste për moviolë, por arbitri i menaxhoi më së miri të gjitha momentet e diskutueshme, qoftë te penalltia për kurbinasit, apo edhe kartoni i kuq për lojtarin brazilian të Flamurtarit, Indio Oliveira.

Related posts

LËSHON DEKLARATË TË ASHPËR/ Drejtuesi i Dortmund: PSG? Sa e lehtë të driblosh rregullat duke futur…

Delo.autor

PSG ofron 50 milionë euro për Alex Sandro, Juventus: Shifër qesharake

Sadik.Autor

FOTO/ Më në fund edhe Korça do ketë stadium modern, ja sa milion euro do të investohen

Q.Autor

Leave a Comment