Futboll Shqipëri Sport

“KJO QË NDODHI SOT NUK KRAHASOHET ME NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI”/ Ish-lojtari i kombëtares nuk përmbahet pas takimit të kampionatit

Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, aktualisht zv/trajner te Prishtina Debatik Curri e konsideroi të turpshme sjelljen e forcave të policisë së Kosovës pas ndeshjes në kampionat me Gjilanin, ku u përdor gaz lotsjellës.
download
Në një prononcim pas sfidës, Curri u shpreh se kjo ndeshje ishte “më e turpshme se ajo Serbi-Shqipëri”, e luajtur në 14 tetor 2014, ku tifozët dhe policia serbe mbajtën një qëndrim të shëmtuar ndaj kombëtares sonë duke ofenduar me kore raciste dhe dhunuar lojtarët tanë.
17996587_303
“Nuk kam fjalë për këtë ndeshje. Më vjen keq që nuk jemi tërhequr nga garat më herët. Krim të tillë nuk kam përjetuar as në Beograd kur isha me Shqipërinë”, u shpreh Curri.

Prishtina akuzon se u dëmtua qëllimisht nga gjyqtarët duke ndëshkuar me karton të kuq portierin Visar Bekaj për ndërhyrje të ashpër ndaj Gerhard Prognit të Gjilanit.

Related posts

“TË GJITHË DO LUFTOJMË…” / Del Piero, në mbështetje të ish-trajnerit të Serbisë: Të gjithë do të luftojmë bashkë me ty

F.autor

PAS KUALIFIKIMIT NË CHAMPIONS/ Dëmtohet rëndë ylli i Barcelonës, ja sa rrezikon

Delo.autor

Edin Dzeko: Roma po e ëndërron finalen e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment