Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Jo vetëm dy lojtarët e Partizanit me Koronavirus, është infektuar edhe…

Mbrojtësi Deian Boldor, i cili në verën e shkuar u huazua nga Verona te Partizani, jeton në kryeqytetin shqiptar së bashku me motrën e tij, Denisa. Motra e mbrojtësit rumun është e pafat, pasi edhe ajo ka rezultuar e infektuar me “COVID-19”.ivan boldor1

“Panorama Sport” ka mësuar se përveç futbollistit të kuq, tamponit i është nënshtruar edhe e motra, me të cilin Boldor jeton në të njëjtën banesë në Tiranë. Në këto kushte, ashtu si Deian edhe Denisa është e karantinuar dhe gëzon shëndet të mirë.

E dyshimtë mbetet se ku e kanë marrë virusin motër e vëlla, ku përveç tyre deri tani pozitiv ka rezultuar edhe mesfushori 20-vjeçar nga Shkupi.107415523_915325862267364_5947082351259048084_n

Duke parë që të prekurit gëzojnë shëndet të mirë, shpresohet që Besnik Ferati, Deian Boldor dhe motra e lojtarit rumun ta kalojnë sa më lehtë sëmundjen dhe pa komplikacione shtesë.

Related posts

NBA, Boston drejt finales së pamundur (VIDEO)

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ Guardiola synon Champions-in e 3-të në finalen e 24-t të karrierës së tij

Delo.autor

NGA PELE, CR7 TEK MESSI/ 10 nga rekordet kryesore të futbollit, a do të thyen… ndonjëherë?

Delo.autor

Leave a Comment