Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ Frika për Vinicius Jr, del rezultati i testit të COVID-19

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk u stërvit me skuadrën, pasi dyshohej se ishte prekur nga COVID-19. Braziliani ishte i izoluar dhe menjëherë bëri testin e tij të COVID-19 për të larguar çdo dyshim.

Përgjigjja ka ardhur dhe fatmirësisht është negative. Sulmuesi do të rikthehet në stërvitje dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e listës së Zinedine Zidane për ndeshjen kundër Alaves. Ai është kthyer në protagonist të skuadrës madrilene dhe ka bërë mirë këtë sezon.

“Los Blancos” kanë një distancë prej 4 pikësh nga Barcelona me 4 ndeshje të mbetura në kampionat. Të gjitha shanset janë që madrilenët të rikthehen te titulli kampion dhe të ngrenë lart trofeun e kampionatit.

Related posts

Crystal Palace, 20 milionë euro për mbrojtësin e Lille

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Bukuroshja seksi i kërkon autograf Ronaldinho-s te pjesa e gjoksit, shikoni çfarë bën braziliani (VIDEO)

Delo.autor

“NGA SHIU NË BRESHËR”/ Gatusson nuk e mbajnë nervat, i thyen telefonin gazetarit pas Superkupës

Delo.autor

Leave a Comment