Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Monaco zbulon “binjakun” e Mbappe, gjigantët e Premier janë gati t’ia “vjedhin”

Në Francë e krahasojnë që tani me Kylian Mbappe.

Jo vetëm për pamjen fizike, shumë e ngjashme me yllin e PSG-së. Monaco po zbulon talentin e Malamine Efekele, sulmues i datëlindjes 2004 i ekipit të moshave të klubit francez.

Ngjashmëritë me Mbappe janë edhe te karriera e tij akoma shumë e shkurtër: ashtu si Kylian, Efekele është rritur te rinjtë e As Bondy, ku është stërvitur nga babai i kampionit francez Willy Mbappe.

Qëndrimi i talentit të ri në Principatë mund të jetë i shkurtër. Sipas L’Equipe, në fakt, Chelsea është vënë në lëvizje për Efekele.

Blutë kanë nisur kontaktet me familjen e djaloshit dhe duket se janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e tij në Londër.

Related posts

FORMULA 1/ Verstappen ëndërron titullin, ja kombinimet për triumf që në Arabi

Delo.autor

Manuel Neuer: Jam gati, Gjermania e uritur për të mbrojtur titullin

Sadik.Autor

MARTOHET NDERIM NEXHIPI/ Drejtori i KUKËSIT i thotë lamtumirë beqarisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment