Futboll Të tjera

Donnaruma mposht Kylian Mbappe, është nr 1 i Europës

Portieri i Milan, Gianluigi Donnarumma, është adoleshenti më premtues i Europës në bazë të paraqitjeve të bëra në dy vitet e fundit. “CIES Football Observatory” ka publikuar një raport mbi lojtarët më premtues nën moshën 20 vjeç dhe Donnarumma ka zënë vendin e parë, duke lënë mbrapa portierin e Toulouse, Alban Lafont dhe sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe. CIES ka analizuar paraqitjet e lojtarëve në kampionatet ku luajnë gjatë dy viteve të fundit dhe i kanë dhënë një vlerësim lojtarëve mbi mundësinë që ata kanë të kthehen në yjet e futbollit të së ardhmes.

Donnaruma është i pari, Lafont i dyti dhe Mbappe i treti, ndërsa 19-vjeçari i Borussia Dortmund, sulmuesi amerikan Christian Pulisic, renditet i katërti. Portieri i “Djallit” ka siguruar vendin në formacionin titullar në vitin 2015-të, kur ishte vetëm 16 vjeç. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Real Madrid dhe ai shihet si pasardhësi natyral i Gianluigi Buffon tek Italia. Ndërkohë, Lafont, që mban vendin e dytë, është bërë portieri më i ri në histori që ka debutuar në një ndeshje të Ligue 1. Ai ka debutuar me Toulouse në nëntorin e 2015-ës, një muaj pas debutimit të Donnarumma me Milan-in. Lafont ka lindur në Burkina Faso, por luan me ekipin e moshave të Francës dhe nuk ka pësuar gol në 11 nga 38 ndeshjet që ka luajtur në Ligue 1 vitin e kaluar.

Mbappe, i vendit të tretë, ka ndihmuar Monaco të fitojë titullin sezonin e kaluar para se të transferohej te PSG për 180 milionë euro verën e kaluar. Ai ka dhunuar 15 gola në 29 ndeshjet e para që ka luajtur me PSG-në dhe ka luajtur 10 ndeshje me kombëtaren e Francës.

 

Related posts

PAS FITORES ME TRIPLETË/ Messi barazon rekordin e CR7 dhe kërcënon Real Madridin

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Barcelona projekton ekipin e ardhshëm, synon akordin me sulmeusin…

Delo.autor

LUFTËTARI – PARTIZANI/ Zbulohet vendimi i klubit gjirokastrit

Isa.Autor

Leave a Comment