Futboll Premier League Sport

“ËSHTË NJË NDER TË KALOSH NJË LEGJENDË SI…”/ De Gea vendos rekord në Premier, “feston” duke kërkuar falje (FOTO)

Ajo e së enjtes ka qenë një mbrëmje e rëndësishme për Manchester United dhe David de Gea. Portieri spanjoll i Djajve të Kuq  ka vendosur një rekord për sa i takon numrit të ndeshjeve të luajtura nga futbollistët e huaj në Premier League.

Spanjolli ka koleksionuar 399 sfida në kategorinë kryesore të futbollit anglez (të gjitha me United), duke mposhtur danezin Peter Schmeichel, i ndalur në 398.

Manchester United ka festuar fitoren 3-0 ndaj Aston Villa-s dhe rekordin e portierit. Menjëherë pas ndeshjes, De Gea ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për ish-legjendën e Djajve:

“399 ndeshje. Më fal Schmeichel, por është një nder të kalosh një legjendë si ti”, ka shkruar portieri në Instagram.

Related posts

Tensione në Barcelonë: Detaje të diskutimit të fortë mes Messit dhe Valverdes pas eliminimit nga Roma

Sadik.Autor

PLAS TEK MILANI/ Leonardo paralajmëron Gattuson, nëse në ndeshjen e radhës…

Isa.Autor

I PËRGJIGJET BARCELONËS/ Kapiteni Ramos: Në vend të parë prej gjyqtarëve? Jo, kryesojmë për meritën tonë!

Delo.autor

Leave a Comment