Futboll La Liga Sport

BARCELONA ARRIN MARRËVESHJEN ME LAUTARON/ Transferimi është në dorë të… Kutinjos

Barcelona prej kohësh ndjek Lautaro Martinez, si një dëshirë e madhe e klubit katalanas që duan ta transferojnë në ekipin e tyre.

Sulmuesi argjentinas gjithashtu e shikon me një sy të mirë kalimin te klubi spanjoll, aty ku ai do të kishte mundësinë të luante me Mesin, me të cilin ka shkëlqyer te kombëtarja. “ESPN” së fundmi shkruan se Barcelona ka arritur një marrëveshje personale me sulmuesin, i cili ka dhënë dritën jeshile për të kaluar në Spanjë.

Tani duhet të bindet vetëm Interi për ta lënë të lirë Lautaron, për të cilin kërkohet një shumë e madhe. Kutinjo

Mediat spanjolle raportojnë se gjithçka tani varet nga Filipe Kutinjo i cili do kthehet te Barcelona dhe katalanasit duhet ta shesin në një klub tjetër, në mënyrë që të mbledhin të ardhura për të transferuar Lautaron.

Related posts

FITORJA NDAJ NEWCASTLE/ Pochettino bën krahasimin: Nëse Alonso do të ishte tek Mercedesi…

Delo.autor

LUMTURON FANSAT E LEGJENDËS BRAZILIANE/ Vajza e Pele: Po më mëson të luaj me letra dhe po më mund…

Delo.autor

DUKE BËRTITUR E KËRCYER/ Shikoni si tre legjendat anglezë festojnë golin e Stërling

Delo.autor

Leave a Comment