Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHEN TEK REZULTATET POZITIVE/ “Ujqërit e Dëborës” mposht me “poker” Kastriotin

Skënderbeu ka mposhtur me rezultatin 4-0 Kastriotin në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore, duke iu rikthyer kështu rezultateve pozitive pas humbjeve në transfertë ndaj Luftëtarit dhe Partizanit.

Ishte Gjergji Muzaka ai që kaloi në avantazh korçarët në minutën e 14-të, ndërkohë që në pjesën e dytë skuadra e Orges Shehit arriti të realizonte edhe 3 herë të tjera me anë të Oto Xhon dhe Blerim Krasniqit që realizoi dopietë në sfidën e sotme.

Me këtë triumf Skënderbeu ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 4-t. Ndërkohë për krutanët kjo humbje e ndërlikon shumë objektivin e mbijetesës.

Related posts

TË GJITHË KUNDËR TRAJNERIT KOEMAN/ Mesfushori Pjanic: Barcelona do të rikthehet, por me një udhëheqës të mirë

Delo.autor

PËRBALLJA ME BYLISIN/ Batha i saktë nga pika e bardhë, Tirana dyfishon shifrat

Delo.autor

E TRISHTË/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 26 vjeçare sportisti italian

Delo.autor

Leave a Comment