Futboll Premier League Sport

PAS MPOSHT UEFA-N/ Manchester City mbulon me flori Guardiola! Merkato tani merr rrjedhë tjetër

E vendosur nga CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) dhe i ripranuar në Evropë, Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë Pep Guardiola një mega kontratë për të qëndruar në stol edhe për shumë vite.

Tani që City e di se mund të luajë përsëri Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, pasi skualifikimi është anuluar, i gjithë programi i klubit deri tani i imagjinuar me një ulje buxheti, përmbyset përsëri.

Il tifoso del Manchester City sta morendo | Contrasti

Objektivi mbetet madhor, ashtu si “steka e lartë”. Gjithçka fillon përsëri nga tekniku katalanas, të cilit, sipas mediave britanike, do t’i ofrohen 150 milion euro.

Kështu, edhe merkato do të jetë e mbuluar me flori me objektiva “big” si mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly (29 vjeç), por edhe Lautaro Martinez i Interit, pasi Barcelona duket e pafuqishme për të paguar më shumë se 100 milionë euro, ashtu sikurse duhet thënë se objektivi i vërtetë i Bartomeut është rikthimi i Neymar në “Camp Nou”.

Related posts

Kthim te rrënjët, Norvegjia qan për lojtarin e Kombëtares së Panuccit

Sadik.Autor

AVENTURA E TIJ DREJT FUNDIT/ Arsenal bën dalje Ozil, edhe pse e paguan 350.000 paund në javë

Delo.autor

TRAJNERI I ROMËS “NË FIJE TË PERIT”/ Reali dhe Interi vendosin fatin e Di Francescos

Isa.Autor

Leave a Comment