Futboll Premier League

Klopp: Bëmë një ndeshje thuajse të përsosur

Fitorja rutinë 2-0 e Liverpool ndaj Southampton e ka lënë shumë të kënaqur trajnerin Jurgen Klopp.

Të besuarit e trajnerit gjerman nuk e kishin të vështirë të kalonin Southampton, me Firmino dhe Salah që i bënë të gjitha vetë në sulm.

Salah pictured firing the ball home for Liverpool's second of the afternoon after a fantastic assist from Roberto Firmino

“I dinim pikat e forta të Southampton dhe mënyrën se si duan të luajnë futboll, kështu që donim të mbronim mirë dhe të kundërsulmonim me shpejtësi,” shprehet Klopp për Sky Sports.

“Shënuam gola të mrekullueshëm dhe mund të kishin shënuar më shumë gola kur kishim mundësinë, por Southampton luajti mirë, me stilin e tij të lojës.

“Kjo është mënyra që ata kanë zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre dhe situatën në të cilën ndodhen. Mendoj se ne ishim të përsosur dhe i merituam tre pikët. Nuk pësuam gol, nuk u dëmtua asnjë nga lojtarët. Ishte thuajse e përsosur.”

Me fitoren e radhës Liverpool tani ndodhet në vend të tretë të renditjes dhe është vetëm dy pikë më pak se Manchester United.

Lufta për kualifikimin në Champions League është ashpërsuar me humbjen e United, dhe tani do të jenë katër skuadra që do të luftojnë për tre vendet që të dërgojnë në Champions League.

Related posts

E DONIN TË GJITHË/ PSG siguron mesfushorin e TALENTUAR HOLANDEZ për shifren e…

Isa.Autor

Biletat për ndeshjen Real – Juventus shiten në kohë rekorde

Sadik.Autor

Dy gola avantazh s’mjaftojnë/ Chievo bën MREKULLINË në shtëpinë e Romës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment