Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI PËRGATITET NË DËSHTON SKENARI “DAJA”/ Ish-trajneri i Tiranës dhe Skënderbeut në listën e kandidatëve

Partizani, pas shkarkimit të Adolfo Sormanit dhe stafit italian, do t’i mbyllë tri javët e mbetura të sezonit me trajner provizor, Reinaldo Kalarin. Kjo periudhë kohore do t’u shërbejë drejtuesve për të gjetur timonierin e duhur për të kthyer Partizanin konkurrues si një vit më parë.
Kalari
Parimisht thuhet se trajneri i ri është dakordësuar dhe bëhet fjalë për teknikun aktual të Skënderbeut, Ilir Daja. Por ky proces mbetet i hapur, për aq sa kohë klubi dhe vetë trajneri i dëshiruar nuk janë shprehur publikisht për akordin. Kjo gjë e mban të hapur ankandin për timonier te “demat”.
mirel josa
Përveç trajnerëve të lakuar më herët, ku bëjnë pjesë edhe disa ish-trajnerë të kuq, së fundmi në vitrinë ka dalë edhe emri i ish-trajnerit të Tiranës dhe Skënderbeut, Mirel Josa, që është i lirë pas largimit nga Prishtina. Josa shikohet si një alternativë e fuqishme, nëse dështon akordi me trajnerin Daja.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Milani kërkon të transferojë shqiptarin e “Topçinjve”…

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR BOMBERIN IBRAHIMOVIC/ Mourinho: Është lojtari më i mrekullueshëm në këto 20 vite

Delo.autor

LICENSAT PËR DREJTOR SPORTIV/ Ish-kapiteni i Tiranës bëhet gati për detyrën e re (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment