Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Milan mposht Parmën me përmbysje, Napoli “ngec” në transfertë

Janë mbyllur para pak minutash 3 ndeshjet e Serisë A të vlefshme për javën e 33-të në këtë kampionat. Milani ka marrë një fitore spektakolare me përmbysje, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Parmën në “San Siro”.kesi

Kuqezinjtë ishin dominues gjatë gjithë ndeshjes, por ta që kaluan të parët në avantazh ishin miqtë, të cilët shënuan në fund të pjesës së parë me anë të Kurtiç. Në pjesën e dytë të besuarit e Piolit u hodhën në sulm, dhe gjetën golin e barazimit me Kesi në minutën e 55, i cili shënoi me një predhë nga jashtë zone.

Vetëm 4 minuta më vonë Romanjoli shënoi golin e përmbysjes, para se Çalhanoglu të shënonte edhe golin e 3-të në minutën e 77’.napoli

Me këtë fitore Milani barazon me 53 pikë Napolin e vendit të 6-të, te cilët u ndalën në barazim 1-1 ndaj Bolonjës në transfertë. Për ekipin e Gatuzos shënoi Manolas në minutën e 7’, por Barrou barazoi në minutën e 80’ për Bolonjën.

Sampdoria shkatërroi me shifrat 3-0 Kaljarin në shtëpi.

Related posts

Tjetër hap fals i Napolit, Sassuoli i bën “dhuratë” Juve-s

Sadik.Autor

GATI PËR REVOLUCIONIN E MADH/ Ja 5 lojtarët e paprekshëm të Juventusit në verë

Delo.autor

SONTE, SHQIPËRI-IZRAEL/ 5 ndryshime te kuqezinjtë, Reja i beson dyshes Broja-Uzuni. Ja formacioni i mundshëm i Kombëtares

F.autor

Leave a Comment