Futboll Sport

E BUJSHME/ “CAS-i” ka vdekur, presidenti i La Ligas nuk përmban inatin

Presidenti i ligës spanjolle të futbollit Havier Tebas e konsideroi Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv si “të vdekur” pasi fali klubin e Mançester Sitit.

Në një intervistë për “ESPN”-në, zyrtari i lartë i futbollit iberik akuzoi Mançester Sitin se investon mënyrë të padrejtë para nga tregtimi i naftës pasi pronarët janë sheikë të fuqishëm. Sipas tij, ky lloj modeli investimi cënon garën mes klubeve.

“Do të doja të shikoja vendimin përfundimtar të KAS-it. Dua t’i tregoj Guardiolës (trajneri i Mançester Sitit) se ata nuk i kanë kryer punët mirë. Ata e kanë dëmtuar KAS-in. KAS-i ka vdekur. Kam patur dyshime për shumë vite jo për vetëm këtë çështje, por dhe për gjëra të tjera . Nuk ka tranparencë”, deklaroi Tebas.

Related posts

REAL MADRID – MELILLA/ Për “Los Blancos” kjo sfidë duhet të jetë vetëm një formalitet

Isa.Autor

Renato Arapi: Nuk e di ku do të luaj sezonin e ardhshëm, ndoshta kthehem në Shqipëri

Q.Autor

E FRIKSHME/ Ish-trajneri i Anglisë në GJENDJE TË RËNDË, humb ndjenjat në studio dhe… 

Isa.Autor

Leave a Comment