Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester City gati të bëjë goditje të dyfishtë në Serinë A, Guardiola mund t’i prishë punë…

Mançester Siti raportohet se janë gati të bëjnë një goditje të dyfishtë në Serinë A. Klubi anglez është i interesuar për sulmuesin e Interit Lautaro Martinez dhe për mbrojtësin e Napolit Kalidu Kulibali.

lautaro-martinez

Mançester Siti ka vendosur të hyjë fuqishëm në merkato pas dënimit që iu hoq nga KAS-i. “Sky Sport” pretendon se Mançester Siti është gati të futet në garë me Barcelonën për Lautaron, pasi ky i fundit po refuzon të rinovojë kontratën me Interin. Pep Guardiola e shikon Martinezin si zëvendësuesin ideal të Serxhio Agueros. Përsa i përket mbrojtësit të Napolit, Kulibali, presidenti De Laurentis është shprehur i gatshëm ta shesë nëse vjen një ofertë prej të paktën 100 milionë eurosh.

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e shikon Kulibalin si përforcimin kryesor në mbrojtje.

Related posts

Tifozët korçarë “masakrojnë” Skënderbeun: Nuk ka faj UEFA që na dënon (FOTO)

Sadik.Autor

SLAVIA PRAGA-ARSENAL/ Starton Granit Xhaka, ndërsa në sulm dyshja Lacazette dhe Pepe (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kuqezinjtë në SUPER FORMË/ Panuçi s’i ndahet stërvitjes as para SKOCISË

Isa.Autor

Leave a Comment