Champions League UEFA

Reali bën përmbysjen e madhe ndaj PSG-së. Rezultati lë të hapur çështjen e kualifikimit

Në “Santiago Bernabeu” u luajt ndeshja e parë e 1/8-ave të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Real Madridit dhe PSG-së.

Reali fitoi me përmbysje 3-1, por duhet thënë se gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit në kryeqytetin francez.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Rabiot kaloi PSG-në avantazh në minutën e 33-të, ndërsa Ronaldo barazon në të 45’ me penallti.

Loja në pjesën e dytë zhvillohet e fortë, teksa goli i tretë i takimit vjen në minutën e 83-të. Është përsëri Cristiano Ronaldo që shënon, duke kaluar madrilenët në avantazh.

Marcelo thellon diferencën në 3-1 vetëm 4 minuta para përfundimit të takimit. Dhe me këtë rezultat mbyllet supersfida e Championsit, me dy ekipet që biletën për në çerekfinale do ta kërkojnë ta presin në Paris në sfidën e kthimit.

Related posts

SUPERKUPA E EUROPËS/ Nuk ka fitues në 90 minuta, derbi i Madridit i drejtohet shtesave 

Isa.Autor

FITORJA E JUVENTUSIT ME “HAT TRICK”/ Ish-lojtari “Zikaltër”: Paralelet mes nesh dhe Zonjës së Vjetër” nuk…

Delo.autor

Bayerni nuk ndalet, shënon golin e parë ndaj Realit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment