Champions League Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ JUVENTUS PËR CHAMPIONS/ Tuchel konfirmon mungesën e yllit të ekipit si pasojë e Covid-19. Ja emri…

Çelsi do të ketë një sfidë të vështirë mbrëmjen e nesërme aty ku do të përballet me Juven në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Megjithatë blutë vijnë si favorit në këtë ndeshje duke marrë parasysh dhe formën jo të mirë që po kalon Juvja, shtuar dhe largimin e Kristiano Ronaldos drejt Mançester Junajtid.

Në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Juven, trajneri Tomas Tuhel njoftoi për mungesat që do të ketë Çelsi në këtë takim si dhe komentoi bardhezinjte duke i cilësuar si më të dobët pas largimit të CR7.

‘’Kante do të mungojë pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa Pulisiç, Xhejms dhe Maunt nuk do të jenë për shkak dëmtimi.

Juve pa Ronaldon? Koha do të tregojë, por çdo skuadër pa CR7 është më e dobët . Kjo e dëshmon çdo herë që është në fushë, në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve. Ata kanë humbur një kampion të madh, një personalitet të madh, por mund të jesh një ekip i madh dhe të fitosh edhe pa të.

Juve ka përvojë, talent, një ekip të madh me një trajner cilësor. Ata kanë një ADN fituese, një mentalitet fitues: kjo është hera e parë që unë luaj kundër Juventusit, do të përballem me një ekip të nivelit tonë dhe këto sfida na bëjnë një ekip më të mirë’’, u shpreh Tuhel.

Related posts

Arsenal- West Ham United, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

DHUNA NË SHIJAK/ Korabi denoncon: Lojtarët tanë u goditën në sy të zyrtarëve të FSHF-së… (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË NË SERIE A/ Lojtari kërkon me ngulm të ndëshkohet sepse… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment