Futboll La Liga Sport

BEFASON ME DEKLARATËN/ Kandidati për president: Barcelona rrezikon të bëhet një Milan apo Manchester United i ri

‘’Barcelona rrezikon të bëhet një Milan apo Mançester Junajtid i ri, e pa fuqishme për të fituar trofe’’, deklaron kandidati për president i katalanasve Viktor Font. Font do garojë me Jozef Maria Bartomeun për president të Barcelonës në vitin 2021.

VIKTOR FONTE

Rivalët e Real Madridit fituan dje La Ligën, teksa katalanasit u mundën nga Osasuna edhe pse këto të fundit ishin me 10 lojtarë. Font tha: ‘’ Barcelona nga një ndër klubet më të suksesshme në Europë tani nuk është e aftë të fitojë titullin ‘’. Në një intervistë për ‘’Radio BBC’’ Viktor Font u shpreh: ‘’Shikoni klubet e Premier Ligës që edhe pse menaxhohen shumë mirë, kanë nevojë për shumë para që të përmirësojnë skuadrën. Nëse ne nuk bëjmë atë që po themi, atëherë Barcelona rrezikon të bëhet një Milan apo Mançester i ri’’, përfundoi Viktor Font.

Milani për herë të fundit e ka fituar kampionatin në sezonin 2010-2011, kurse Mançester Junajtid për herë të fundit e ka fituar Premier Ligën në sezonin 2012-2013.

Related posts

LË NAM NË MES TË RRUGËS/ Policia arreston Uesli Shnajderin, ja shkaku (VIDEO)

Delo.autor

Smajlaj dhe Gega “veshin” flamurin “kuqezi” me medalje ari

Sadik.Autor

Southamptoni ka bërë ofertë për sulmuesin e Liverpoolit

Sadik.Autor

Leave a Comment