Futboll Kategoria Superiore Sport

DUHET NJË MREKULLI PËR TITULLIN/ Por te Kukësi nuk kanë ndërmend të dorëzohen

Kukësi rrezikon që ta mbyllë këtë sezon pa trofe dhe për mos të thënë i dështuar, natyrisht është zhgënjyes. Kjo për investimet kolosale që ka bërë Safet Gjici këtë vit, por edhe për ambicien e verilindorëve, të cilët prej afro një dekade kërkojnë maksimumin në çdo sezon. Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, u duhet një mrekulli për të fituar kampionatin.

Verilindorët, ashtu si çdo vit, e nisën këtë sezon me pretendime të mëdha: të dërgonin të paktën një trofe në Kukës. Në gjysmëfinalen e Kupës u eliminuan nga Teuta, duke u privuar nga mundësia që të shkonin në finale dhe të pretendonin trofeun. Megjithatë, zhgënjimi më i madh duket se ka të bëjë me kampionatin, sepse në fillim të edicionit Kukësi ishte pretendenti kryesor për ta fituar titullin, duke pasur parasysh edhe kontingjentin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Mirëpo, gabimet e kryera rrugës, kryesisht lënia e pikëve me ekipet që pretendonin mbijetesën dhe golat e pësuar në fund që e privuan nga disa pikë, bënë që Kukësi të rrëshqiste rrugës dhe të humbte terren ndaj Tiranës kryesuese. Kur kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi, kuksianët janë 4 pikë më pak sesa bardheblutë, me misionin përmbysje që duket i vështirë, edhe pse në Kukës vazhdojnë të pohojnë se për aq kohë sa matematika ua lejon, ata do ta tentojnë.

Megjithatë, një ngushëllim për ta është pikërisht Europa, një objektiv që e kanë arritur gjithnjë që nga periudha kur u ngjitën në Superiore, të cilën e kanë siguruar edhe për këtë sezon.

Related posts

NGA CHIELLINI TEL MIRALEM PJANIC/ Ja zgjedhjet dhe dyshimet e Sarrit për sfidën ndaj Inter

Delo.autor

VENDIM I PAPRITUR/ Menjëherë pas Arsenalit, Interi anulon turneun në Amerikë. Ja arsyeja…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ronaldo drejt largimit nga Juventusi, klubi i njohur synon të rikthejë në “shtëpi” yllin portugez

Delo.autor

Leave a Comment