Futboll Premier League

Gerrard: Liverpool do të humbasë një lojtar “kyç” në mesfushë

“Legjenda” e Liverpool, Steven Gerrard, ka pranuar se Emre Can do të largohet nga “Anfield” gjatë merkatos së verës. Mesfushori gjerman do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në muajin qershor dhe për të jenë interesuar disa klube të mëdha europiane me Juventus në krye. Liverpool mban ende gjallë shpresën se 24-vjeçari mund të rinovojë, por Gerrard deklaroi për “The Mirror” se ditët e Can te skuadra e Klopp janë të numëruara.

“Unë e di se çfarë do të ndodhë, por jo vetëm unë, edhe drejtuesit dhe trajneri. Do të largohet një futbollist kyç për mesfushën si Emre Can dhe do të vijë një tjetër si Naby Keita, që uroj të bëhet po aq i rëndësishëm në krah të Wijndalum dhe Henderson. Më pëlqen Keita edhe pse më vjen keq që ekipi do të humbasë dikë të vlefshëm si Can,” – deklaroi një nga mesfushorët më të mirë të historisë së Liverpool, aktualisht trajneri i ekipit U-18 në klubin “e kuq”.

Related posts

Një trajner kampion për Flamurtarin, zbulohet lëvizja e fundit e klubit

Sadik.Autor

PO LUAN DOBËT/ Balotelli i skandalizoi drejtuesit e Nice, peshonte 100 kg

Isa.Autor

“EKSZISTON NJË MENTALITET NDRYSHE”/ Mbrojtësi De Ligt frikëson rivalët: Jemi të fortë mjaftueshëm për të fituar

Delo.autor

Leave a Comment