Futboll La Liga Sport

ZIDANE I BËN ME KRAHË/ Juventus ëndërron ribashkimin me francezin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, në deklaratën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Leganesit tregoi se nuk e dinte të ardhmen e tij. Një sinjal që lë shumë të zhgënjyer tifozët e madrilenëve, por nga krahu tjetër lumturon tifozët e Juventusit.

Ëndrra e madhe e torinezëve është pikërisht Zizu. Sarri nuk ka bindur askënd, madje qëndrimi i tij në pankinë deri në fund të sezonit është në dyshim. Drejtuesit nuk janë të kënaqur, tifozët aspak, ndërsa nuk ka ndonjë harmoni të madhe mes tij dhe lojtarëve.

Zidane është shumë i sukssesshëm në Spanjë dhe me madrilenët ka fituar gjithçka. Ai mori dhe titullin kampion këtë sezon, ndërsa mund të joshet nga ideja e sukseseve me ish-ekipin e tij italian. Francezi njihet si specialist Championsi, prandaj dhe te Juvja mund të arrinte suksesin e shumë dëshiruar dhe të munguar.

Related posts

THEU RAKETËN PAS SHERRIT 15 MUAJ MË PARË/ Del në ankand për shumën marramendëse

Delo.autor

Komisioni i Disiplinës me “dorë të rëndë”, dënon Partizanin dhe Laçin

Sadik.Autor

Luftëtari katastrofik/ Flamurtari del në krye falë një SUPERGOLI të Bushiç

Isa.Autor

Leave a Comment