Futboll Premier League Sport

KËSHILLON MANCHESTER UNITED/ Giggs: Për të qenë si Liverpool dhe City duhet të…

Manchester United mund të arrijë në nivelin e Liverpool-it dhe Manchester City-t në sezonin e ardhshëm. Për këtë është i bindur Ryan Giggs, legjenda e Djajve të Kuq, që ka dhënë mendimin e tij mbi atë që duhet objektivi i skuadrë së Ole Gunnar Solskjaer.

“Mendoj se Manchester United ka nevojë për tre lojtarë për të qenë në një nivel me Manchester City-n dhe Liverpool-in”, ka thënë Giggs për Premier League Productions.

“Solskjaer ka bërë një punë shumë të mirë në dy merkatot e fundit. United ka marrë lojtarë të mirë. Bruno Fernandes duket një lider. Harry Maguire është kapiteni i skuadrës”.

“Por thelbi nuk është vetëm të blihen lojtarë të rinj, është kultura dhe karakteri që ndihmojnë klubin. United po lëviz në drejtimin e duhur. Megjithatë, mendoj se skuadra ka nevojë për tre blerje të reja”.

Në listën e objektivave në merkato të United janë tre emra të rëndësishëm: Kalidou Koulibaly i Napoli-t në mbrojtje; Saul Niguez i Atletico Madrid në mesfushë dhe Jack Grealish i Aston Villa-s si mesfushor i avancuar.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Ja momenti kur ylli Sadiku “trondit” portën e Real Potos me një “PREDHË” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA MEKSIKA/ Nuk u paguan nga klubi, shikoni çfarë bëjnë lojtarët në fushë (VIDEO)

Delo.autor

NDARJA NGA ILARY BLASI? Legjenda Totti zbulon gjithçka: Jam lodhur duke e…

Delo.autor

Leave a Comment